Sport

Tifozi i këndon Xhakës

Granit Xhaka është një nga futbollistët më të adhuruar në Arsenal, derisa ka bërë paraqitje mjaft të mira, shkruan albinfo.ch.

Tifozët e skuadrës angleze janë shumë të kënaqur që në skuadrën e tyre kanë Xhakën, i cili shpesh herë shënon, sidomos nga largësia.

Një nga tifozët e skuadrës së Arsenalit, i ka kushtuar një këngë Xhakës, që është bërë hit në rrjetet sociale.

“SPORTbible”, sjell këngën e tifozët, që ka marrë shumë pëlqime, por edhe shpërndarje e komente.

Xhaka njihet për shpirtin e tij luftarak në fushë, dhe gjithmonë jep maksimumin për 90 minuta.