Sport
Tifozët Kuq e Zi në Zvicër ndihmojnë familjen Dauti
Kështu tifozët Kuq e Zi, janë treguar edhe një herë të mëdhenj, kësaj radhe, jo në tribuna, por duke ndihmuar këtë familje
Murat Lena nga Ladorishti i Strugës, përfaqësuesi i tifozëve Kuq e Zi në Zvicër dhe Shpëtim Brahaj, përfaqësues i tifozëve Kuq e Zi në Zvicër nga Prizreni, kanë vizituar familjen Dauti dhe 9-vjeçarin Zylal Dauti nga Frëngova, duke i dhuruar shallin Kuq e Zi dhe një shumë simbolike për t’u solidarizuar me dhembjen dhe hallin që ka familja Dauti, raporton ‘Struga Ekspres.
Fëmija është në gjendje të rëndë, kurse kjo familje kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët e ndryshëm. Kështu tifozët Kuq e Zi, janë treguar edhe një herë të mëdhenj, kësaj radhe, jo në tribuna, por duke ndihmuar këtë familje, përcjell albinfo.ch.
Familja Dauti ka falënderuar grupin e tifozëve Kuq e Zi për kontributin e tyre. Ky grup i tifozerive edhe më herët ka marrë pjesë në aksione të ndryshme, derisa përcjell Kombëtaren shqiptare në çdo ndeshje, qoftë, si vendas, por edhe si mysafir.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











