Sport
Tifozët i fishkëllejnë sulmuesit shqiptar në Gjermani
Tifozët e skuadrës e vërshëllyen sulmuesin shqiptar për shkak të paraqitjes së tij të dobët
Edmond Kapllani assesi të këndellet. Ai ka përfunduar në Ligën e Katërt të Gjermanisë, derisa dy vite më parë ishte pjesë e Kombëtares shqiptare. Kapllanit aktivizohet në kategorinë e katërt gjermane, në rajonin jug-perëndimor me skuadrën e Elverzberg, shkruan albinfo.ch.
Në takimin e fundit në kampionat, në të cilin ekipi i tij barazoi pa gola përballë Valldorf, tifozët e skuadrës e vërshëllyen sulmuesin shqiptar për shkak të paraqitjes së tij të dobët. Ai ka shënuar gjashtë gola në këtë sezon, dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit të tij, por duke qenë se është një emër i madh për nivelin e kategorisë së futbollit ku luan, tifozët presin më shumë nga ai.
“Mund ta përballoj dhe ta tejkaloj diçka të tillë me eksperiencën që kam, por të them të drejtën u befasova”, është shprehur Kapllani pas ndeshjes.
Kapllani pasi mbylli aventurën e tij me FSV Frankfurt në Bundësligën e dytë, zgjodhi të qëndronte në Gjermani, edhe pse në një ligë shumë inferiore. Para dy vitesh, sulmuesi ishte në stolin rezervë të kombëtares në fitoren historike 0:1 në Portugali.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











