Sport
Tifozat Kuq e Zi, thirrje TVSH-së të pezullojë Kosta Grillon
Tifozët e Kombëtarës "Kuq e Zi" përmes një letre publike i janë drejtuar Radio Televizionit Shqiptar të cilit i kërkohet që t’i hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve të Kombëtares dhe jo vetëm, komentatorit Kosta Grillo pas kësaj deklarate

Komentatori i RTSH-së, Kostandin Grillo, deklaroi në një emision sportiv se në këtë Kampionat Botëror do të bëjë tifo për Serbinë duke thënë se që prej fëmijërisë ka qenë tifoz i skuadrës serbe të Cervena Zvedzës. Por kjo deklaratë e pamatur e tij ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri.
Tifozët e Kombëtarës “Kuq e Zi” përmes një letre publike i janë drejtuar Radio Televizionit Shqiptar të cilit i kërkohet që t’i hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve të Kombëtares dhe jo vetëm, komentatorit Kosta Grillo pas kësaj deklarate.
“Duke dënuar këto deklarata, sa kontradiktore aq edhe antikombëtare, njëkohësisht edhe aktivitetin e tij të hapur pro- serb dhe grek në rrjetet sociale, ku vazhdimisht shihet promovimi i interesave të këtyre dy shteteve, kërkojmë nga ju që në të ardhmen, komentatorit Kostandin Grillo ti hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve së Kombëtares Kuq e Zi dhe jo vetëm.
Kjo kërkesë bëhet duke marrë parasysh faktin që ai paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të komentuar ndeshjet sportive në një televizion publik”, thueht në letren e TKZ-së.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz