Shqipëria
‘The New York Times’: Mësimi nga tërmeti në Shqipëri
Gazeta amerikane “The New York Times” ka publikuar një artikull, ku paralajmërohet se shtetet e Ballkanit nuk janë gati për të përballuar pasojat e një tërmeti të madh.
Sipas kësaj media, leksioni u mor nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, që shkaktoi 51 viktima.
“Ndërtimi shpesh kompromentohet nga korrupsioni, një model i përsëritur në gjithë Shqipërinë, një komb i vogël ballkanik. Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri vrau 51 njerëz, dërgoi qindra në spitale dhe la mijëra të pastrehë. Ndërsa tronditja bie, tragjedia ofron një paralajmërim të zymtë për një rajon që është shkatërruar nga tërmetet shumë më të fuqishme në të kaluarën dhe që ekspertët paralajmërojnë se është i papërgatitur për një tjetër të madh”, shkruan The New York Times.
Nga Bukureshti në Rumani deri në Sofje në Bullgari dhe në mbarë vendet e Ballkanit në Evropën Juglindore, vijon NYT, qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë arritur të adresojnë rreziqet që paraqesin ndërtesat e vjetra.
Duke udhëtuar nëpër zonat më të goditura pas tërmetit të fundit në Shqipëri, shkalla e sfidës ishte e dukshme. Tërmeti i kishte bërë godinat e ndërtuara dobët edhe më të rrezikuara, duke ekspozuar dhjetëra-mijëra të tjera në rrezik të mundshëm në të ardhmen, thuhet në artikull, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













