Shqiperia
“The Independent”: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar i mrekullueshëm
Shqipëria mund të jetë destinacioni tjetër mesdhetar i mrekullueshëm, tha shefi i kompanisë më të madhe të pushimeve në Evropë TUI, përcjell albinfo.ch.
“Është një vend i mrekullueshëm”, tha Sebastian Ebel, shefi ekzekutiv i Tui, për “The Independent”.
“Unë jam një adhurues i Shqipërisë dhe mendoj se duhet dhe mund të bëjmë më shumë. Është në axhendën tonë. Mendoj se perspektiva është e madhe dhe nuk do të habitesha nëse fillojmë një program të rëndësishëm atje”, tha ai.
Ebel tha se 10 vjet më parë, kur ai iu bashkua bordit ekzekutiv të Tui, ai kishte propozuar mundësinë për të përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve më të mira për pushime.
Aktualisht, i vetmi aktivitet i Tui në Shqipëri është fluturimi dy herë në javë nga dega belge e kompanisë nga Brukseli në kryeqytet, Tiranë.
Linjat ajrore buxhetore tani kanë një program masiv nga Britania e Madhe. “Ryanair” dhe “Wizz Air” kanë secili nga tri fluturime ditore për në Tiranë nga qendrat e tyre në Londër, përkatësisht Stansted dhe Luton.
“Ryanair” gjithashtu fluturon nga Birminghami, Bristoli, Mançesteri dhe Edinburgu për në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza të kryeqytetit.
Marlene dhe Bernard Kayley, nga Preston, sapo janë kthyer nga një udhëtim në Shqipëri, të cilët kaluan pesë ditë të mrekullueshme.
Ata e ndanë kohën mes kryeqytetit dhe resortit kryesor, Durrësit.
Në këtë të fundit, Marlene tha: “Hoteli ynë, “Vila One Beach” ishte pranë një plazhi të bukur dhe të pastër. Shefi i shkëlqyer i hotelit na ofronte çdo natë kuzhinë tradicionale shqiptare. Ne do të kthehemi sërish në Shqipëri”.
“Ne synojmë një turizëm të nivelit të lartë në Shqipëri”, tha në dhjetor ministrja e Turizmit të vendit, Mirela Kumbaro, për “The Independent”.
Nga të gjitha vendet e Evropës Lindore, Shqipëria përjetoi periudhën më të gjatë dhe më shtypëse nën regjimin komunist në pjesën e fundit të shekullit XX.
Pothuajse asnjë turist nuk u lejua të vizitonte vendin gjatë diktaturës 40-vjeçare të Enver Hoxhës.
Por, një kompani e vogël në atë kohë, “Regent Holidays”, filloi të sillte vizitorë nga Britania e Madhe në vitet 1970.
Ish-drejtori Neil Taylor kujton: “Gjatë viteve 1970 dhe 1980 ne dërgonim rreth 12 grupe në vit atje”.
“Shumëllojshmëria e klientelës ishte thirrja më e madhe. Ne, ndoshta në mënyrë tendencioze, reklamuam në “Daily Telegraph” dhe në “Morning Star” për t’u siguruar që njerëzit që normalisht nuk do t’i kishin kushtuar gjithë ditën njëri-tjetrit, papritur duhej të silleshin së bashku në grup për 10 ditë”, tha Taylor.
“Grupi përfshinte të pasur, me një ndjenjë të paqartë se çfarë ishte komunizmi; akademikë që mbanin shënim çdo fjalë që thuhej dhe që blinin çdo botim në anglisht; revolucionarë të egër të vendosur për të gjetur parajsën në Shqipëri”, shtoi ai.
Të tjera nga Shqiperia

Shqipëria, “Tajlanda e Evropës”: Një parajsë tropikale vetëm disa orë larg Britanisë
- Rama në ceremoninë përkujtimore për Fatos Nanon: E quajtën tradhtar për takimin me Millosheviç, e vërteta do dalë
- Shqipëri: Vala e re e virusit me 12 mijë raste në javë, autoritetet paralajmërojnë për “gripin australian” që po prek Evropën
- Transformimi urban i Shqipërisë, Rama takoi studentë dhe pedagogë nga Zvicra
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025








