Lajme
The Guardian: Fitorja e Erdoganit mund ta përkeqësojë ekonominë

“Kriza ekonomike në Turqi pritet të përkeqësohet, nëse Rexhep Tajyyip Erdogan rizgjedhet president”, kështu janë shprehur analistët në një intervistë për britaniken “The Guardian”.
Lira turke, e cila është nënvlerësuar në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit, duke ra në nivele rekord.
Shqetësimi i përhapur për krizën e kostos së jetesës nuk e ka zbehur mbështetjen për Erdoganin në qendrat e votimit, edhe pse politikat e tij, duke përfshirë refuzimin për të rritur normat e interesit, kanë kontribuar në përshkallëzimin e inflacionit dhe rritjen e kostove të ushqimeve.
Rreziku për paqëndrueshmëri makroekonomike mbetet i lartë.Liam Peach i Capital Economics u shpreh se shpresat për një fitore të opozitës dhe një rikthim në ortodoksinë e politikëbërjes u shkatërruan.
“Në vend të kësaj, ekziston një rrezik shumë real që një fitore e Erdoganit mund të çojë në paqëndrueshmëri makroekonomike në Turqi, duke përfshirë kërcënimin e një krize të rëndë valutore dhe presione mbi pozicionet e borxhit të bankave dhe qeverisë.”, ka thënë një tjetër analist.
Turqia është ekonomia e 19-të më e madhe në botë, sipas Bankës Botërore.
Kriza ekonomike turke e pesë viteve të fundit u shoqërua me përpjekje për të mbështetur rritjen ekonomike “me shpërthim kredie dhe stimulim të kërkesës”.
Ekonomistët e Bloomberg vlerësojnë se banka qendrore turke ka shpenzuar më shumë se 177 miliardë dollarë për të mbështetur lirën që nga dhjetori 2021.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri