Kosova
Thaçi dhe Haradinaj reagojnë për ndalimin e karateistëve të Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka konsideruar të papranueshme ndalesën e pjesëmarrjes së karateistëve kosovarë në Kampionatin Evropian të Karatesë për seniorë që mbahet në Novi-Sad.
“Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në Kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.
“Me sjellje të tilla, Serbia po tenton t’i politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre”.
Në lidhje me ndalimin e karateistëve të Kosovës në kufi nga autoritetet serbe ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Është akt i papranueshëm që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm”, ka shkruar Haradinaj në reagimin e tij.
Kryeministri ka thënë se ndalesa e dytë e shtetit serb është veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











