Lajme
Tetova pa ujë në mbi 40 gradë Celsius
Në temperatura tropikale me mbi 40 gradë një pjesë e madhe e qytetit të Tetovës, vuan mungesën e ujit për pije.
Siç raporton “Alsat-M”, fshati Reçicë ka mbetur pa ujë qe një muaj, ndërsa probleme me furnizim uji prej vitesh ka pasur edhe lagjja Bregu i Diellit. Kjo lagje ujin e siguron përmes përrenjve të malit.
Banorët shprehen të revoltuar dhe kritikojnë ashpër institucionet kompetente të cilat sipas tyre nuk janë të afta të zgjidhin problemet elementare të qytetarëve.
Pavarësisht ankesave, drejtori i Ndërmarrjes Publike, Xhelal Ceka, thotë se rezervuarët e ujit kanë mjaftueshëm ujë, ndërsa mungesa ndodh si pasojë e keqpërdorimit të tij nga qytetarët e pandërgjegjshëm.
“Në kohë të fundit qytetarët e rrugës 188 dhe 195 si dhe rruga që shpie për në Gjermë, kanë problem me ujin e pijshëm edhe pse në Tetovë për momentin kemi 340 litra ujë në sekondë dhe plus dy puse pra gjithsej 380 litra në sekondë, por kjo ka të bëj me keqpërdorimin e skajshëm të ujit të pijshëm prandaj ne kemi apeluar lagjet e pjesës poshtme të kenë pak mëshirë dhe mos ta keqpërdorin që edhe ata qytetarë të periferisë të kenë ujë, dhe për pasojë ne nga mbrëmë jemi detyruar të bëjmë restrikcion nga 00:30 deri në tre të mëngjesit”, ka thënë Ceka.
Në mungesë të ujit të pijshëm banorët e lagjeve të lartpërmendura në të shumtën e rasteve janë të detyruar të përdorin edhe ujë jo higjienik duke mos përjashtuar edhe helmimin e banorëve.
E-Diaspora
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave “Pa përpjekjet e duhura ka rrezik që shqipja pas 2, 3 brezave ndoshta jo të humbet...
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
Jeta në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta “Objeksionet e paraburgimit si ato që Danimarka po planifikon në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit...
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri?
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme