Lajme
Teknologjia përmes së cilës synohet eliminimi i thatësisë
Shkencëtarët do të përdorin një teknikë për modifikimin e motit që bëhet në bazë të reve që përdorin materiale që thithin lagështirën.

Vendet e pasura si Emiratet e Bashkuara Arabe kanë investuar disa qindra miliona dollarë në farëzimin e reve, duke shtyrë edhe vende të tjera që t’i bashkohen nismës pavarësisht pyetjes nëse teknika gjeneron mjaftueshëm shira që të justifikojnë shpenzimet.
Kërkesa për ujë në Emiratet e Bashkuara Arabe u rrit përgjatë 60 viteve të fundit si pasojë e ekspansionit të popullsisë.
Zyrtarët e vendit kërkuan alternativa ndaj ujit të pastër për impiantet e shtrenjta të shkripëzimit, që kërkojnë një sasi të jashtëzakonshme energjie për të funksionuar.
Shkencëtarët pretendojnë se teknologjia që do të përdoret për të nxitur reshjet mund të ndihmojë në rënien e tyre me 25 për qind më shumë në rang vjetor.
Ata sqarojnë se qëllimi nuk synohet të arrihet thjesht duke ngritur avionët në qiell për të injektuar grimca kimike tek retë.
Përkundrazi, shkencëtarët do të përdorin një teknikë për modifikimin e motit që bëhet në bazë të reve që përdorin materiale që thithin lagështirën.
“Këto materiale, si kripa, klorur sodiumi dhe kaliumi dërgohen përmes avionëve tek retë, të cilat do të nisin të aktivizojnë procesin e kondensimit, ku avujt e ujit nëpër re fillojnë të mbledhin këto materiale”, kanë sqaruar ekspertët/euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri