Autotech
Të veçantat e iPhone 11
Apple thuhet se ka disa ‘karta nën mëngë’ për të bindur blerësin të shoh përtej pamjes jo fort të bukur të iPhone të ri 11
Problemet recente rreth baterisë së iPhone kanë trembur ndoshta disi konsumatorët, por megjithatë sipas burimeve të Bloomberg thuhet se iPhone 11 është gati të dalë në treg.
Apple thuhet se ka disa ‘karta nën mëngë’ për të bindur blerësin të shoh përtej pamjes jo fort të bukur të iPhone të ri 11.
Thelbi i lajmit është konfirmimi se Apple është me të vërtetë duke përmirësuar iPhone 11 dhe iPhone 11 Max (emrat TBC) me një lente shtesë të këndit ultra të gjerë për të kompletuar një rrjet të ri të trefishtë të kamerave, ndërsa iPhone XR2 do të kalojë në një dual lente me shtimin e zmadhimit optik të ngjashëm me iPhone X dhe XS.
Shtimi i ‘trurit’ të programeve në harduerin brawn është një “funksion i korrigjimit automatik” i cili mund t’i “përshtatë njerëzit në një foto që mund të jetë prerë aksidentalisht”, me sa duket nëpërmjet përdorimit të zgjuar të lentes ultra të gjerë.
Të tre iPhonët e rinj gjithashtu do të kenë mbushësin ‘wireless’ invers, në mënyrë të tillë që të mund të mbushen në të njëjtin vend edhe me aparate të tjera Apple.
Ndërkohë në ‘zemër’ të iPhone-it të ri do të jenë chipset A13 të gjeneratës së re të Apple dhe Bloomberg konfirmon se është nisur prodhimi i tyre që në prill të këtij viti, transmeton ‘Scan’.
Ndërkaq konfirmohet fakti se të gjitha modelet e reja të këtij telefoni të ri do të jenë identike me dizajnin dyvjeçar të paraardhësve të tyre, me përjashtim të pjesës së pasme ku do të strehohet kamera e trefishtë dhe blici, përcjell albinfo.ch.
Veç kësaj ata do të jenë dhe rreth gjysmë milimetri më të trasha duke lejuar ndoshta kështu edhe prodhimin e baterive të reja pak më të mëdha.
Edhe pse Apple nuk do të hedhë në treg versionet më elegante e të bukura të iPhone këtë vit, prapë versioni 11 i celularit të ri mbetet blerja më e mençur në krahasim me prodhimin e tyre të fundit konkretisht iPhone XS dhe XR të cilët vazhdojnë të kenë probleme teknike.
E-Diaspora
-
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih Kompania ajrore “Chair Airline” do të jetë linja e parë që nis operimet nga Aeroporti Ndërkombëtar... -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











