Bota
Të mirat nga përdorimi i biçikletës
Në Gjermani 80% e fëmijëve shkojnë në shkollë më këmbë, në Japoni 97%
E rizbuluar ndoshta si pasojë e pandemisë dhe shumë muajve të mbyllur në shtëpi, dëshira për ajër të hapur dhe natyrë i ka rikthyer njerëzit sërish në çiklizëm, një zakon i mirë jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin, shkruan gazzetta.it.
Ajo u shpik në 1819 dhe u përhap veçanërisht nga fillimi i shekullit XX, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Rritja e çiklizmit mund të udhëheqë rrugën për aktivitetin e përditshëm, shumë e kanë zbuluar biçikletën duke filluar ta përdorin çdo ditë.
Biçikleta është një zgjidhje klimatike, urbanistike dhe sovraniteti energjetik.
Ajo na lejon të përdorim burimet në një mënyrë më inteligjente, nuk ndot dhe na bën më të sigurt energjinë dhe kursen hapësirën publike.
Dhjetë biçikleta përshtaten në vend të një makine të parkuar sipas specialistëve.
Biçikleta nuk ka kosto, ndaj është një mjet për përfshirje sociale. Në një kohë inflacioni galopant, në vend që të mendojmë të mbajmë benzinën në nivele të ulëta, le të mendojmë për favorizimin kushtet për të përdorur më pak makinën.
Në Gjermani 80% e fëmijëve shkojnë në shkollë më këmbë, në Japoni 97%.
Zakonet e mira fitohen që në fëmijëri.
Biçikletat mbajnë të moshuarit edhe të shëndetshëm.
Një person që udhëton me biçikletë çdo ditë ka një moshë biologjike prej tetë vjet më pak dhe një jetëgjatësi dy vjet më shumë, kështu që është e dobishme për të zbutur çekuilibrin aktual demografik.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











