E-Diaspora

Të huajt do të duhet të qëndrojnë pesë vjet në Gjermani për të marrë ndihma sociale

Ndihma sociale për emigrantët nga vendet e BE-së, kryesisht nga Bullgaria dhe Rumania, janë një barrë e madhe për qytetet dhe komunat gjermane

Qeveria gjermane është duke përgatitur një ligj për të huajt nga Bashkimi Evropian (BE), që janë pa punë në Gjermani, të cilëve do t’u mundësohet që të marrin ndihmë sociale vetëm pas pesë vjet qëndrimi në Gjermani, njoftojnë mediat gjermane.

Ministri gjerman i Punës, Andrea Nahles, njoftoi këtë ndryshim ligjor në prill, duke reaguar me një vendim të Gjykatës së Lartë Sociale në Kassel, e cila për shkak të mungesës së rregullimit, ka vendosur që vetëm për gjashtë mujë qëndrim në Gjermani të huajt nga shtetet anëtare të BE-së të kenë të drejtë për ndihmë sociale.

Ndihma sociale për emigrantët nga vendet e BE-së, kryesisht nga Bullgaria dhe Rumania, janë një barrë e madhe për qytetet dhe komunat gjermane.

Mesatarisht, ndihma sociale është 350 euro në muaj, plus kompensimi i qirasë dhe shpenzimet e tjera.