Sport

Taulant Xhaka, besniku i Baselit

Futbollisti shqiptar është pjesë e Baselit, që prej grupmoshave të kadetëve deri te seniorët

 

 

Ndeshja ndërmjet Baselit dhe Grasshopperit ishte e veçantë për një arsye. Taulant Xhaka është lojtari i fundit që ka mbetur në skuadrën e Baselit prej grupmoshave të kadetëve deri te seniorët, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Dialekti gjerman i Bazelit nuk flitet më në skuadër, pasi Xhaka ka mbetur vetëm.

Në Sait Gallen luajnë në sulm dy ish-bazelistë, Roman Buess dhe Albian Ajeti. Mbase së shpejti njëri sosh mund të kthehet në Basel. Por, përsëri Xhaka është i vetmi që prej në fillim të karrierës ka veshur vetëm një fanellë: atë të qytetit të tij të lindjes, edhe pse ishte i huazuar për një sezon.

Taulanti është edhe simbol i skuadrës dhe qytetit, si dhe padyshim njëri nga futbollistët kyç të kësaj skuadre që po dominon në futbollin zviceran.