Lajme
Tanket gjermane ‘Leopard 2’, të kërkuara në tregun e armëve
Norvegjia planifikon të blejë të paktën 54 tanke “Leopard 2” nga Gjermania, por lë të hapur opsionin për të blerë edhe 18 tanke të tjera”, ndërsa planifikon t’i fusë gradualisht në inventarin e forcave të saj të armatosura në periudhën 2026-2031.
Sipas një deklarate të qeverisë së vendit nordik, grupi i parë i tankeve të reja pritet të dorëzohet në vitin 2026, shton deklarata, duke nënvizuar se qëllimi është “forcimi i aftësisë norvegjeze të mbrojtjes dhe gatishmërisë kombëtare”, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë të mbrojtjes në Evropë, deklarata citoi kryeministrin Jonas Gahr Store të ketë thënë:
“Me blerjen e tankeve gjermane, ne sigurojmë që Norvegjia të ketë të njëjtin lloj tankesh si fqinjët tanë nordikë dhe aleatët tanë të ngushtë. Jemi duke krijuar gjithashtu lidhje më të ngushta të politikës së sigurisë me Gjermaninë”.
Qeveria tha se prokurimi ishte brenda kufirit të kostos prej 19.7 miliardë korona norvegjeze (1.96 miliardë dollarë), përfshirë kostot shtesë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










