Bota
Talibanët: Nuk do të bashkëpunojmë me SHBA-në në luftën kundër IS-it
Talibanët thonë se nuk do të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara për të luftuar anëtarët e Shtetit Islamik (IS) dhe grupet e tjera ekstremiste në Afganistan.
“Ne do të jemi në gjendje të përballemi vetë me Daesh-in”, tha për AP-në zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, duke iu referuar IS-it me akronimin në gjuhën arabe.
Zyrtarët amerikanë dhe përfaqësuesit e lartë të talibanëve po takohen në Doha të Katarit. Ky është takimi i parë kokë më kokë ndërmjet dy palëve që prej se grupi islamik mori kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave perëndimore.
Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë komentuar për takimet, që u mbajtën më 9 tetor dhe janë planifikuar të mbahen edhe më 10 tetor.
Që prej se morën kontrollin e Afganistanit, liderët talibanë dhe të tjerët kanë qenë subjekt i sulmeve vdekjeprurëse, përgjegjësinë e të cilave e ka marrë Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), që është degë lokale e IS-it.
Sulmi më i përgjakshëm, për të cilin IS-K ka marrë përgjegjësinë ishte sulmi vetëvrasës jashtë një xhamie shiite në provincën afgane të Kunduzit më 8 tetor, ku është raportuar për mbi 100 persona të vrarë dhe të lënduar.
Në takimet me talibanët, zyrtarët amerikanë kanë thënë se do t’iu bëjnë presion atyre që të zotohen që do të lejojnë evakuimin e qytetarëve të huaj dhe të gjithë afganëve që duan të largohen nga shteti.
Po ashtu, zyrtarët amerikanë kanë thënë se bisedimet e drejtpërdrejta me talibanët nuk nënkuptojnë që Uashingtoni është i gatshëm që ta njohë qeverinë e udhëhequr nga talibanët.
Al-Jazeera citoi Ameer Khan Muttaqi, që talibanët e kanë emëruar ministër të Jashtëm, të ketë thënë se talibanët kanë kërkuar nga SHBA-ja që të heqë ndalesat për rezervat e Bankës Qendrore afgane.
Pas marrjes së kontrollit të shtetit nga talibanët, SHBA-ja ngriu pothuajse 9 miliardë vlerë të aseteve të Afganistanit, që ka çuar në mungesë të parave dhe rritje të lartë të çmimeve të ushqimeve bazike dhe të karburantit./rel
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









