Autotech
Taksë prej 25 % për veturat nga Evropa në SHBA
Çmimi i një veturë të re mund të kërcejë nga 1.400 deri në 7.000 dollarë për modelet më të shitura, nëse tarifat zbatohen
Veturat evropiane që shkojnë në Shtetet e Bashkuara do të vendosen me taksa shtesë, sipas presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“Do të vendosim një taksë prej 25 për qind në çdo veturë që vjen në Shtetet e Bashkuara nga Bashkimi Evropian”, është shprehur Trump në një tubim fushate në Virxhinianë Perëndimore.
Trump paralajmëroi së pari për tarifat e mundshme në veturat evropiane në maj. Ai kërkoi nga Departamenti i Tregtisë të shqyrtojë nëse importet e tilla janë kërcënime ndaj sigurisë kombëtare, duke përdorur një argument të ngjashëm për të imponuar tarifa për importin e çelikut dhe aluminit, shkruan ‘Scan’.
Çmimi i një veturë të re mund të kërcejë nga 1.400 deri në 7.000 dollarë për modelet më të shitura nëse tarifat zbatohen, sipas raportit të Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare në korrik. Hedhja më e lartë e çmimeve do të shihet në shitjet e veturave luksoze si Mercedes-Benz GLC-class, me 100 për qind të përmbajtjeve të huaja. Çmimi i saj mund të rritet nga 36.846 dollarë në më shumë se 45.400 dollarë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, është e paqartë kur tarifat do të hyjnë në fuqi. Më herët në një intervistë me Wall Street Journal, sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, tha se negociatat e vazhdueshme me BE-në, Meksikën dhe Kanadanë po vonojnë tarifat. Gazeta shtoi se Departamenti i Tregtisë po studion çështjen dhe rekomandimet e tij ende nuk janë gati.
SHBA importoi më shumë se 200 miliardë dollarë vetura dhe kamionë të huaj vitin e kaluar, nga të cilat gati 80 për qind erdhën nga Meksika, Kanadaja, Japonia dhe Gjermania. Kompanitë e huaja të makinave si BMW dhe Toyota janë punëdhënës të mëdhenj në SHBA.
Firmat e veturave kanë thënë se tarifat do të çonin në më pak investime në SHBA dhe ulje të vendeve të punës. Sipas Institutit Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare, madje edhe pa hakmarrje, tarifat e makinave mund të çojnë në humbjen e 195,000 vendeve të punës në SHBA.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi














