CH-Ballkani
Taksa e “Rrugës të Kombit” do të godet ekonominë e dy vendeve
Të dhënat zyrtarë tregojnë se vlera e importit të produkteve të cilat importohen nga Shqipëria në vit tejkalon shumën prej 99 milionë euro, derisa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri është vetëm 15 milionë euro
Vendosja e tarifës për qarkullim në autostradën “Rruga e Kombit” e cila po hasë në kundërshtime të shumta, sipas ekspertëve të fushave ekonomike dhe përfaqësuesve të bizneseve, do të ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Të dyja vendet, viteve të fundit kanë nënshkruar marrëveshje të shumta bashkëpunimi të cilat kanë si qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare, por të cilat, sipas vlerësimeve të deritashme, nuk kanë arritur efektet e duhura për shkak të barrierave që vendet iu kanë vënë njëra-tjetrës në vazhdimësi.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi tha për Radion Evropa e Lirë se tarifa rrugore është një goditje shumë e rëndë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
Sipas vendimit, i cili pritet të hyjë në fuqi së shpejti, të gjithë ata që udhëtojnë në “Rrugën e Kombit”, në pjesën e Shqipërisë, do të paguajnë tarifë nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat dhe deri në 25 euro për kamionët e tonazhit të rëndë.
Të dhënat zyrtarë tregojnë se vlera e importit të produkteve të cilat importohen nga Shqipëria në vit tejkalon shumën prej 99 milionë euro, derisa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri është vetëm 15 milionë euro.
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se do të duhej të kishte taksë, por ajo të jetë e arsyeshme, pasi që tarifa e caktuar do të ketë ndikim negativ në aspektin ekonomik.
Sipas të dhënave të Policisë kufitare të Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë, vetëm në vitin 2017 në kufirin me Shqipëri janë regjistruar mbi 2 milionë hyrje dhe dalje të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve.
Vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për vendosjen e tarifës për qarkullim në autostradën “Rruga e Kombit” ka nxitur reagime të mëdha edhe në Shqipëri.
Qytetarët të Shqipërisë të shtunën protestuan për të kundërshtuar taksën dhe shkatërruan tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke i goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.
Në shenjë pakënaqësie, kundër këtij vendimi gjatë javës së kaluar edhe disa kompani private nga Kosova që importojnë produkte nga Shqipëria, kishin protestuar në pikën kufitare në Vërmicë.
Ndryshe, përveç tarifës rrugore që ka vendosur shteti i Shqipërisë edhe shteti i Kosovës pritet të vendosë një tarifë të tillë për pjesën e autostradës së Kosovës. Ministria e Infrastrukturës është në procedurë të fizibilitetit, por që është thënë se kjo tarifë do jetë simbolike dhe do përputhet me kushtet ekonomike të qytetarëve të Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












