Lajme
Swiss nxjerr nga qarkullimi 29 aeroplanë
Zëdhënësi thotë se të prekur nga kjo janë aeroplanët e serisë relativisht të re C, të quajtur po ashtu A220 (Airbus)

Kompania ajrore e Zvicrës, Swiss, ka anuluar sot një numër të madh të fluturimeve, bën të ditur kompania në faqen e saj të internetit. Shkak për këto anulime ka qenë ritestimi teknik i një numri (i 29 sish) të aeroplanëve, thuhet në komunikatën e Swiss.
Kjo ka bërë që të reduktohet ndjeshëm qarkullimi ajror në Zvicër dhe nga Zvicra. Megjithatë, një zëdhënës i Swiss nuk ka mundur të japë ndonjë shifër rreth asaj se sa pasagjerë janë prekur nga anulimet në fjalë, shkruan Keystone-SDA.
Zëdhënësi thotë se të prekur nga kjo janë aeroplanët e serisë relativisht të re C, të quajtur po ashtu A220 (Airbus), transmeton albinfo.ch.
“Vetëm pas inspektimit të hollësishëm, aeroplanët në fjalë do të mund të kthehen sërish në qarkullim, shkruan më tutje Swiss në komunikatë.
Ky tip aeroplanësh përdoret për relacione të shkurtra fluturimi.
“Siguria e pasagjerëve tanë dhe stafit ka prioritetin më të lartë”, thonë në Swiss.
Siç kanë shkruar sot shumë portale online, në mëngjesin e të martës një Airbus A220 është detyruar të aterrojë në mënyrë të paplanifikuar në Paris. Ai po fluturonte në linjën Londër (Heathrow) – Gjenevë.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor