E-Diaspora

“Swiss” blen avionë prej 1 miliard dollarësh

“Swiss” do të blejë dhjetë avionë të rinj, bëhet fjalë për dhjetë avionë të familjes Airbus A320. Shtatë A320 dhe tre A321 për një çmimi prej 1 miliard dollarësh, përcjell albinfo.ch.

Me këtë zgjerim me Airbus, “Swiss” do të ketë një nga flotat më të reja në Evropë, thuhet në një deklaratë të kompanisë. Si pjesë e modernizimit të flotës, “Swiss” mund të zvogëlojnë numrin e fluturimeve në saje të avionëve më të mëdhenj, ndërsa në të njëjtën kohë të mbushin avionët më mirë.

Aeroplanët e rinj të porositur kanë avantazhin se shpenzojnë më pak karburant dhe fluturojnë me më pak zhurmë. Pra, ata duhet të kursejnë deri në 20 për qind karburante për kilometër. Një A320 duhet të bëjë shumë më pak zhurmë, nëse krahasohet me avionët e tjerë. Zhurma e aeroplanëve në aeroportin e Cyrihut është një çështje që vazhdon të jetë temë e përditshme.

“Me këtë vendim, Grupi Lufthansa po reagon ndaj zhvillimit pozitiv të tregut dhe të ardhurave, duke siguruar kështu madhësinë e kërkuar të flotës në vitet e ardhshme”, njoftoi Lufthansa. Numri i përgjithshëm i porosive u rrit në 149 avionë.