Sport

Sulmuesi shqiptar shënon gjashtë gola në një ndeshje

Albion Avdijaj ka qenë fantastik për skuadrën e tij Vaduz që mundi Rugel me rezultat 11:0, në kuadër të Kupës së Lihtenshtajnit

Futbollisti shqiptar Albion Avdijaj shihej si një talent i jashtëzakonshëm. Më pas ai u përballë me lëndime, por është rikthyer fuqishëm në fushën e blertë, shkruan albinfo.ch.

Avdijaj ka qenë fantastik për skuadrën e tij Vaduz që mundi Rugel me rezultat 11:0, në kuadër të Kupës së Lihtenshtajnit.

Pas ndeshjes ai është shprehur i lumtur me golat e shënuar, derisa shtoi se nuk e mbanë mend nëse ka shënuar gjashtë gola në një ndeshje.

“Më duket se e kam realizuar edhe një herë diçka të tillë kur isha me të rinjtë. Por, sinqerisht nuk më kujtohet të kem shënuar ndonjëherë tjetër gjashtë gola. Më kujtohen pesë me ekipin e dytë të Wolfsburgut një vit e gjysmë më parë”, është shprehur sulmuesi shqiptar.

Ai ka luajtur edhe për ekipin U-21 të Shqipërisë, derisa ende nuk ka vendosur për cilën Kombëtare do të luajë në të ardhmen.