Kosova
Suedi: Dhjetë kompani nga Kosova po prezantohen suksesshëm në panairin “Stockholm Furniture Fair”

Mësohet se kompanitë nga Republika e Kosovës që po ekspozojnë produktet e tyre në panairin “Stockholm Furniture Fair” në Suedi u përgëzuan për punën e tyre nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, gjatë pritjes që Ambasada e Kosovës në Stokholm organizoi në harmoni me agjenden e aktiviteteve nga KIESA, përcjell albinfo.ch.
Me mbështjetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), dhjetë kompani nga Kosova për herë të parë po marrin pjesë në panairin ndërkombëtar nga industria e drurit “Stockholm Furniture Fair” që po mbahet në Stockholm të Suedisë.
Në këtë panair, i cili është hapur më 06 shkurt 2024, MINT/KIESA në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Kosovë (SHPDK) dhe projektit Fostering Employment and Growth Opportunities (FEGO), kanë siguruar për kompanitë nga Kosova hapësirën ekspozuese prej 290 m2.
Kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova: “Elnor”, “Promobi LLC”, “LineGroup”, “Vatër 1954”, “Nero”, “Orendi”, “CiaoBerto”, “Hoti Exclusive”, “All Woodgroup” dhe “Ahikos” janë duke i promovuar prodhimet dhe produktet e tyre nga industria e drurit, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit dhe rritjes së eksportit.
Në panair po merr pjesë edhe zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z. Mentor Arifaj dhe U.d. Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, z. Zef Dedaj, të cilët pritën në takim në shtandin e Kosovës z. Hakan Jevrell, sekretar shteti i Suedisë, ku diskutuan mbi identifikimin e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të rrijtes së investimeve dhe shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.
Shtandi ku janë duke prezantuar kompanitë nga Kosova është vizituar dhe shoqëruar me takime edhe nga z. Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë, si dhe znj. Shkendije Geci Sherifi, ambasadore e Kosovës në Suedi.
Krahas kompanive edhe përfaqësuesit nga MINT/KIESA-s po zhvillojnë takime me pjesëmarrës në këtë panair si dhe po shpërndahen edhe materiale promovuese të KIESA-s rreth sektorëve potencialë dhe mundësive për investime në Kosovë.
Prodhimet e dhjetë kompanive kosovare nga industria e drurit në panairin “Stockholm Furniture Fair” jenë të ekspozuara në shtandin C07:42, C07:43.
Panairi është i hapur deri më 10 shkurt 2024.
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri