Lajme
Studimi, doza e parë e vaksinës AstraZeneca ul rrezikun e infeksionit me 62%
Së fundmi, një studim i financuar nga Qeveria e Britanisë për banorët e shtëpive të kujdesit ka zbuluar se rreziku i tyre i infektimit me Covid-19 – qoftë raste simptomatike ose asimptomatike – ra me 62% pesë javë pasi morën dozën e parë të vaksinës Oxford / AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech, përcjell albinfo.ch.
Ata që janë infektuar pasi kanë bërë vaksinën mund të kenë më pak gjasa të transmetojnë Covid-19, sipas të dhënave fillestare.
Studimi, i financuar nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social, është thelbësor, duke pasur parasysh se shumica e provave klinike dhe studimeve vlerësuan ndikimin e vaksinave në rastet simptomatike, por është ende e paqartë nëse vaksinat mund të zvogëlojnë rastet asimptomatike – të cilat luajnë një rol vendimtar në përhapjen e virusit.
Më shumë se 10,400 banorë të shtëpive të kujdesit në Angli (me një moshë mesatare 86 vjeç) morën pjesë në studim midis dhjetorit dhe marsit, duke krahasuar numrin e infeksioneve në grupe të vaksinuara dhe të pavaksinuara – me të dhëna të marra nga testimi rutinë mujor i PCR.
Të dy vaksinat ulën rrezikun e infeksionit me rreth 56% në 28-34 ditë pas dozës së parë, dhe 62% në 35-48 ditë.
Efekti qëndron për të paktën shtatë javë, sipas studiuesve.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro











