Lajme

Studim: Mbi 300,000 të moshuar në Zvicër janë të varfër

Shumë të moshuar zviceranë po jetojnë në varfëri, tregojnë gjetjet e reja, përcjell albinfo.ch.

Një studim i ri nga organizata Pro Senectute për të moshuarit zbulon se mbi 300,000 të moshuar në Zvicër janë të varfër, duke marrë vetëm 2,500 franga në muaj për të jetuar.

Në rajon, shumica e tyre janë në Ticino, ku 30 për qind e pensionistëve jetojnë në varfëri.

Nga ana tjetër, në Bazel vetëm 6 për qind e të moshuarve konsiderohen të varfër—shkalla më e ulët në vend, zbuloi studimi.