Fun
Studim: Ja çfarë ndodh kur fryni qirinjtë mbi tortën e ditëlindjes!
Numri i baktereve të përhapura në një tortë rritej mesatarisht me 1,400% pas fryrjes. Por, në rastet më ekstreme, numri i baktereve në sipërfaqen e tortës mund të rritet me 12.000%

Zbulimi i ri i Qendrës kanadeze të Shkencës dhe Arsimit do të bëjë që të mos e hani më tortën e ditëlindjen. Me titullin “Transferimi i baktereve lidhet me faktin e fryrjes së qirinjve mbi tortën e ditëlindjes”, është transmetuar nga “The Atlantic”, përcjell albinfo.ch. Ky studim tregon se kjo praktikë e përhapur është veçanërisht e papastër.
Paul Dawson, profesor i shëndetit ushqimor në Universitetin Clemson dhe një nga autorët e studimit, ka kryer eksperimentin me studentët e tij. Pasi që u kishte kërkuar atyre të hanë një copë pizza, sepse zakonisht para tortës të ftuarit hanë drekë apo darkë, më pas profesori i ka ftuar të fryjnë qirinjtë e vendosur mbi një tortë të ditëlindjes. Një copë plastike e tejdukshme ishte vendosur mbi tortë.
Një rezultat i pështirë
Dawson dhe ekipi i tij ishin në gjendje të shohin se numri i baktereve të përhapura në një tortë rritej mesatarisht me 1,400% pas fryrjes. Por, në rastet më ekstreme, numri i baktereve në sipërfaqen e tortës mund të rritet me 12.000%.
“Disa njerëz kur fryjnë mbi tortë nuk transferojnë ndonjë bakter. Ndërsa, disa të tjerë, për arsye të panjohur, shpërndajnë një numër shumë të madh të baktereve në mënyrë të jashtëzakonshme”, shpjegon Dawson në “The Atlantik”.
Studiuesi nuk ka ndërmend të prishë megjithatë festimet e ditëlindjes së brezave të ardhshëm, pasi që ai konsideron se këto baktere nuk përbëjnë kërcënim për shëndetin. “Edhe në qoftë se ne do të frynim 100.000 herë në një tortë, rreziku i sëmundjes për njerëzit të cilët e hanë po këtë tortë do të mbetet minimal”, siguron ai. Sepse, megjithëse goja e njeriut është e mbushur me miliona baktere, shumica janë të padëmshme. Edhe pse ideja e ndarjes së baktereve me dikë tjetër mbetet e pakëndshme.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri