Lajme
Streptokoku merr jetën e 15 fëmijëve në Britani që nga shtatori
Bakteret e grupit A të streptokokut mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme, duke filluar nga sëmundje të vogla deri te sëmundjet vdekjeprurëse.
Në Britaninë e Madhe kanë vdekur 15 fëmijë nën moshën 15 vjeç nga sëmundja invazive “strep A”. Sipas një raporti të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore (UKHSA), në Londër, 13 fëmijë nën moshën 15 vjeç kanë vdekur që nga shtatori.
Dy vdekje të tjera të fëmijëve janë regjistruar në Belfast dhe Uells, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 15 në Britaninë e Madhe, raporton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Bakteret e grupit A të streptokokut mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme, duke filluar nga sëmundje të vogla deri te sëmundjet vdekjeprurëse.
Sëmundjet e shkaktuara nga “streptokoku A” përfshijnë infeksionin e lëkurës “impetigo”, fruthin e keq dhe streptokokun e fytit.
Ndërsa shumica dërrmuese e infeksioneve janë relativisht të lehta, ndonjëherë bakteret shkaktojnë një sëmundje kërcënuese për jetën e quajtur sëmundje invazive streptokoke e grupit A.
UKHSA tha se nuk ka asnjë provë aktuale që një lloj i ri i virusit po qarkullon dhe rritja e rasteve mund të jetë shkaktuar nga numri i lartë i baktereve qarkulluese dhe rritjes së diversiteteve sociale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









