Lajme
Steinmeier u bën thirrje qytetarëve për vaksinim
Është një akt solidariteti të vaksinohesh ndaj koronavirusit, tha presidenti i Gjermanisë. Fundi i pandemisë megjithatë ende nuk është arritur as me vaksinën.
Duke iu referuar licencimit të vaksinës kundër virusit SARS-COV-2 dhe fillimit të planifikuar të vaksinimit në Gjermani më 27 dhjetor, presidenti Frank-Walter Steinmeier e quajti këtë si një „ditë të shpresës”. Ka nisur të shfaqet një „dritë në fund të tunelit”. Çdo vaksinim është një hap i vogël drejt normalitetit, që ne të gjithë e dëshirojmë sërish, tha Steinmeier gjatë vizitës në qendrën më të madhe të vaksinimit në Berlin në lagjen Treptow, raporton DW, përcjell Albinfo.ch.
Apel kundërshtarëve të vaksinimit
Steinmeier u bëri thirrje qytetarëve në Gjermani që mundësisht të vaksnionohen sa më shumë. Ai iu adresua atyre, që „deri tani janë të vendosur të mos vaksinohen”. Vaksinimi „është edhe një akt solidariteti shoqëror”, tha ai. Presidenti tha, se do „t’i lutem secilit, të reflektojë, nëse e refuzon këtë solidaritet”. Eshtë i nevojshëm një numër i madh vaksinimesh, për të arritur imunizimin e shoqërisë.
Megjithatë detyrim për vaksinim nuk ka. Njerëzve, që parimisht janë kundër vaksinave, Steinmeier u bën thirrje, të reflektojnë, nëse „e refuzojnë solidaritetin ose thjesht pasi janë kundër parimisht”. Për të gjithë, që kanë nevojë për sensibilizim më të madh, janë krijuar qendrat e vaksinimit që ofrojnë edhe sqarime të përgjithshme si dhe mundësinë për t’u konsultuar me një mjek.
Presidenti njëkohësisht theksoi se fillimi i vaksinimit nuk shënon fundin e pandemisë. Këtë e tregojnë shifrat aktuale të larta të infeksioneve me koronavirus. Ende duhet të vazhdojnë të ruhen distancat si dhe të respektohen masat e higjienës. Për vitin e ardhdhëm presidenti deklaroi, se në Gjermani do të ketë një ditë përkujtimore për viktimat e koronavirusit. Me këtë synohet t’u shprehet mbështetje dhe ngushëllim të afërmve të viktimave. Po ashtu do të ketë edhe një veprimtari qendrore lutjeje për shërimin e „atyre që tani po trajtohen nëpër spitale ose janë duke luftuar me vdekjen”.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













