Kosova
Statistikat e të infektuarve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni
Tri shtetet ballkanike kanë numër relativisht të lartë të infektimeve me Covid
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka dhënë statistikat se vetëm dje janë infektuar 171 persona dhe ka pasur 13 vdekje, shkruan albinfo.ch.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 10.590, nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes, ndërkohë numri i rasteve aktive është 3.988.
Nga ana tjetër, edhe Shqipëria është hiç më mirë. Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë bën me dije se vetëm dje janë shënuar 5 viktima dhe 140 raste të reja me Covid-19.
Testime totale në Shqipëri janë 46448 teste me rastet pozitive, gjithsej janë 6676 dhe raste aktive mbi 3 mijë.
Në Maqedoninë e Veriut vetëm dje është shënuar një viktimë, 141 raste të reja me Covid-19, 161 të shëruar. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 529.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 12,083 persona. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















