Lajme
“Spitalet në Mbretërinë e Bashkuar ngjajnë me zona të luftës”
Disa spitale britanike duken si zona lufte me mjekë që luftojnë për të përballuar një fluks pacientësh të infektuar me COVID-19, tha këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, përderisa numri i të vdekurve u rrit me një numer rekord drejt 100,000.
Numri zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar është 91,470 – shifra më e keqe e Evropës dhe e pesta në botë më e keqja pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Indisë dhe Meksikës. Vdekjet u rritën me një rekord të martën. Ndërsa, pranimet në spital u rritën, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike, Patrick Vallance, tha se kishte një presion të madh mbi Shërbimin Kombëtar të Shëndetit me mjekë dhe infermierë që luftonin për t’u dhënë njerëzve kujdes të mjaftueshëm.
“Mund të mos duket si kur shkoni për një shëtitje në park, por kur shkoni në një spital, kjo është shumë, shumë e keqe për momentin me një presion të madh dhe në disa raste duket si një zonë lufte për sa i përket gjërat me të cilat njerëzit duhet të merren ”, tha Vallance për Sky, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











