Sport
Spanjollët, frikë nga kuqezinjtë
Futbollistët spanjollë kanë thënë se nuk do të kenë aspak lehtë ndaj Kombëtares shqiptare. Kështu u shprehën Nacho, Vitolo e Morata
Barazimi me Italinë është hedhur pas krahëve nga Spanja që tashmë është fokusuar maksimalisht te përballja kundër Shqipërisë të dielën në “Loro Boriçi”, shkruan albinfo.ch.
Në prononcimin e tyre për faqen zyrtare të Federatës spanjolle, mbrojtësi Nacho dhe sulmuesi Vitolo flasin për pritshmëritë që kanë nga sfida e Shkodrës.
Futbollisti madrilen paralajmëron shokët e skuadrës, duke theksuar se Shqipëria nuk ka emra të mëdhenj si Italia, por do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë. “Ata kanë një stil loje të rrezikshëm dhe mendoj se janë një skuadër e rrezikshme edhe pse nuk kanë në përbërje emra të mëdhenj. Gjithsesi ne do të kërkojmë me çdo kusht fitoren”, shprehet Nacho.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe sulmuesi i Sevillas, Vitolo. “E dimë shumë mirë se Shqipëria, ndryshe nga Italia nuk është një skuadër shumë e njohur por duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse do të na i vështirësojë shumë punën. Është një kundërshtar i vështirë dhe ne duhet të jemi edhe më të motivuar se në ndeshjen me Italinë”, ka thënë Vitolo.
Dëmtimi i mbrojtësit Jordi Alba ka vënë në alarm kombëtaren spanjolle. Trajneri Julen Lopetegui vendosi të grumbullojë Nacho Monrealin. Do të jetë mbrojtësi i Arsenalit ai që do të marrë përsipër të luajë në vendin e Albas në krahun e majtë të mbrojtjes në përballjen me kombëtaren shqiptare.
Në sfidën ndaj Shqipërisë në “Loro Boriçi”, Spanja e sheh kreun e Grupit G dy pikë larg edhe pse jemi vetëm në startin e kualifikueseve. Por një hap fals ndaj kuqezinjve mund të kushtojë shumë, e për këtë, trajneri Lopetegui po mendon një lojtar më të kontrollueshëm si Morata. “Mendoj se do të jetë shumë e vështirë, sepse fusha e tyre është e tillë. Kam luajtur atje më parë me U-21 dhe ishte një ndeshje për t’u harruar dhe shumë e vështirë për t’u fituar. Por ne do të shkojmë në Shqipëri për të dhënë gjithçka”, ka thënë Morata.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









