Kultura
Spanja përkthen Kanunin e Lekë Dukagjinit
Në këtë vend është shfaqur interesimi për studim të Kanunit dhe me këtë rast ky Kanun tani është edhe në spanjishte
Spanja përkthen Kanunin e Lekë Dukagjinit
Spanja është vendi i radhës në të cilën është përkthyer Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Në këtë vend është shfaqur interesimi për studim të Kanunit dhe me këtë rast ky Kanun tani është edhe në spanjishte.
“Është hera e parë që kanuni përkthehet në gjuhën spanjolle. Më parë ka qenë përkthyer në gjuhë të ndryshme. Në gjermanisht, në anglisht, në frëngjisht, në serbisht dhe rusisht, dhe kjo ishte hera e parë që lexuesi spanjishtfolës ka mundësi t’i afrohet plotësisht veprës së Kanunit të Lekë Dukagjinit.”, thotë Erisa Ajazi, përkthyese e Kanunit në spanjisht, raporton “Top-Channel”.
Kanuni ka edhe sot ndikim mbi popullsinë e Shqipërisë, në Kosovë, apo edhe vendet tjera ku janë shqiptarët, pavarësisht se sa i lashtë është si dokument.
“Kur flasim për Kanunin nuk flasim thjesht për një tekst, por flasim për një realitet të gjallë, i cili ka qenë përcaktues në jetën e shumë brezave. Përmban një strukturë të detajuar të organizimit dhe funksionimit të shoqërisë së asaj kohe. Përmban shumë emërtime.”, thotë Ajazi.
Asgjë nga ato nuk është më aktuale, ndaj nevoja për ta njohur realitetin e asaj kohe, me shtylla si nderi, mikpritja, sjellja dhe fisi, është ajo që po shtyn nxitjen e përkthimit të Kanunit në shumë gjuhë evropiane.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të shoqërisë... -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi












