Lajme
Spanja nis vaksinimin masiv
Autoritetet spanjolle kanë nisur vaksinimin kundër COVID-19 me vaksinën AstraZeneca.
Rreth 19 mijë persona janë lajmëruar për të marrë dozën e parë të vaksinës. Disa rajone të Spanjës e kanë ndaluar vaksinimin me AstraZeneca, pas raportimeve për koagulim apo mpiksje të gjakut tek disa qytetarë, por megjithatë qeveria qendrore ka vendosur që të vazhdojë me përdorimin e vaksinës, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Disa vende nordike si dhe Austria e kanë ndaluar përdorimin e vaksinës për shkak të disa ndërlikimeve që ka dhënë në disa raste.
Ministrja e Shëndetësisë së Spanjës, Carolina Darias, u shpreh që autoritetet kanë vëzhguar efekte të lehta anësore të tilla si dhimbje koke, shqetësime intestinale, ndërkohë që mpiksja e gjakut ndër njerëzit e vaksinuar nuk ka qenë më e lartë sesa ai i rasteve të ngjashme në popullsinë e përgjithshme.
Darias u shpreh që Spanja do të vazhdojë të menaxhojë vaksinimin me AstraZeneca derisa të marrë udhëzime të mëtejshme nga Agjencia Evropiane e Barnave.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












