Sport
Spanja me yje kundër Shqipërisë, Kroacia ndaj Kosovës

Shqipëria dhe Kosova do të kenë ndeshje shumë të vështira gjatë muajit tetor. Shqipëria përballet me Lihtenshtajnin e Spanjën, kurse Kosova me Kroacinë e Ukrainën. Pikërisht Spanja dhe Kroacia kanë zbuluar listat e tyre, shkruan albinfo.ch.
Trajneri i Spanjës, Julian Lopetegui ka bërë publike listën me futbollistët që do të grumbullojë për dy ndeshjet e radhës, kundër Italisë dhe Shqipërisë më 9 tetor.
Risitë në listën e “La Rojas” nuk mungojnë, rikthimi i Andres Iniestës është ai që bie më shumë në sy, ndërkohë që grumbullohen sërish me Spanjën dhe Isco, Callejon, Vicolo, Sergio Rico dhe Nacho.
“Janë dy ndeshje shumë të vështira. Duhet të nisemi me ambiciet maksimale për çdo ndeshje, përballë Italisë dhe Shqipërisë. Nuk firmosim për asnjë rezultat para tyre”.
Trajneri i Kroacisë Ante Çaçiq, ka ftuar lojtarët më të mirë për përballjen me Kosovën në kualifikimet për Botërorin ‘Rusi 2018’. Emra të yjeve botëror si, Luka Modriq, Ivan Rakitiq, Ivan Perisiq e Mario Manxhukiq do të zbarkojnë në Shkodër për përballjen me Kosovën më 6 tetor.
Lista e Kroacisë:
Portierë: Danijel Subasiq (Monaco), Lovre Kaliniq (Hajduk), Ivan Vargiq (Lazio)
Mbrojtës: Sime Vrsaljko (Atletico Madrid), Vedran Çorluka (Lokomotiv), Domagoj Vida (Dynamo Kijev), Dejan Lovren (Liverpool), Ivan Striniq (Napoli), Josip Pivariq (Dinamo), Tin Jedvaj (Bayer Leverkusen)
Mesfushorë: Luka Modriq (Real Madrid), Ivan Rakitiq (Barcelona), Ivan Perisiq (Inter), Milan Badelj (Fiorentina), Mateo Kovaçiq (Real Madrid), Marcelo Brozoviq (Inter)
Sulmues: Marko Pjaca (Juventus), Duje Çop (Sporting Gijon), Mario Manxhukiq (Juventus), Nikola Kaliniq (Fiorentina), Andrej Kramariq (Hoffenheim).
Lista e Spanjës:
Portierë: David de Gea (Manchester United), Pepe Reina (Napoli) e Sergio Rico (Sevilla).
Mbrojtesit: Nacho (Real Madrid), Jordi Alba (Barcelona), Gerard Pique (Barcelona), (Chelsea), Sergio Ramos (Real Madrid), Dani Carvajal (Real Madrid), Sergi Roberto (Barcelona) e Javi Martinez (Bayern).
Mesfushorët: Sergio Busquets (Barcelona), David Silva (Manchester City), Thiago Alcantara (Bayern), Saul Niguez (Atletico), Koke (Atletico), Isco (Real Madrid), Iniesta (Barcelona)
Sulmuesit: Alvaro Morata (Real Madrid), Lucas Vazquez (Real Madrid), Nolito (Manchester City), Callejon (Napoli), Diego Costa (Chelsea) dhe Vitolo (Sevilla).
E-Diaspora
-
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve Hana Selmani ka krijuar programin për zbulimin e depresionit përmes inteligjencës artificiale....
-
“Kupa e Mërgatës” në Düsseldorf me këngë e valle shqipe
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës?
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën