Kosova
Sot varroset Ismail Kadare, në Kosovë ditë zie
Sot, më 3 korrik, është ditë zie në Kosovë, në nderim të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, që vdiq dy ditë më parë, përcjell albinfo.ch.
Vendimi u mor të martën nga presidentja Vjosa Osmani.
Dita e zisë është shpallur për ditën kur do të bëhet varrimi i Kadaresë në Tiranë.
Gjatë ditës sot, me fillim prej orës 11:00, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të mbahet mbledhje komemorative në respekt të jetës dhe veprës së Kadaresë.
Presidentja Vjosa Osmani në qershor të vitit të kaluar e pati dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë, të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, e shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.
Në Shqipëri janë shpallur dy ditë zie, e marta dhe e mërkura. Në orën 9 në mëngjes në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të nisin homazhet publike, për të vazhduar me ceremonitë e tjera shtetërore të lamtumirës.
Mjeshtri i rrallë i fjalës së shkruar, pas një sulmi në zemër vdiq paraditen e së hënës. Ai ishte 88 vjeç. Prej gjigantit të letërsisë e deri te romancieri që ia zbuloi shqiptarët botës, qenë epitetet globale që mori pak pas vdekjes.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar Lahaj flet për rrugëtimin e tij drejt skenave më prestigjioze ndërkombëtare, për Fondacionin Rame Lahaj si... -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












