Kosova
Sot nisin garat për kualifikim në botëror boksierët nga Kosova

Boksierët nga Kosova do të paraqiten këtë të diel në turneun e parë kualifikues për botërorin e boksit “Parisi 2024”.
Turneu që do të nisë sot dhe do të zgjasë deri më 11 mars, mbahet në Busto Arsizio të Italisë.
Kosovën e përfaqësojnë Bashkim e Shpëtim Bajoku si dhe Donjeta Sadiku.
Bashkim Bajoku bokson sot ndaj meksikanit Ari Bonilla. Bashkim Bajoku kërkon normën në kategorinë deri 51 kilogramë. Në këtë kategori ndahen katër norma, ndërsa Bashkimi kualifikohet për Paris me katër fitore.
Në kategorinë 63.5 kg, Shpëtim Bajoku në xhiron e parë është i lirë. Kështu që atij i duhen tri fitore për të siguruar normën olimpike.
Donjeta Sadiku duhet të përfundojë në njërën prej tri pozitave të para në kategorinë deri 60 kg për t’u kualifikuar. Pas dy ditësh, Donjeta përballet me Shona Whitwell të Britanisë së Madhe. Ndaj saj ka një fitore e një humbje.
Në kategorinë 51 kg janë 48 boksierë. Në kategorinë 63.5 kg janë 59 boksierë, ndërsa te Donjeta janë 42 boksiere./Koha.net
E-Diaspora
-
Edi Rama: Diaspora, pjesë e trenit të fitores Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në prag të përfundimit të votave të diasporës, e nisi mëngjesin...
-
Ekspozita “Gjergji në Art” – një mozaik identiteti, arti dhe kujtese kombëtare
-
Liridon Lekaj fitoi një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci
-
199.824 vota nga Diaspora, vazhdon numrimi
-
Humb jetën shqiptari në Itali, u shtyp nga kamioni në një kantier ndërtimi
Jeta në Austri
-
Cili qytet austriak ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2026? Pas fitores së këngëtarit austriak Johannes Pietsch, i njohur si JJ, në Eurovision 2025 me këngën...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë?
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë