Lajme
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës
Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, sot në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Tashmë është publikuar edhe agjenda e kësaj mbledhje dhe, sipas saj, fjalën hyrëse të mbledhjes do ta ketë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ndërsa pas saj fjalim mban edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, nga një fjalim do ta mbajnë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.
Mbledhja mbahet në Tiranë.
Agjenda e mbledhjes:
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












