Lajme
Sonte “MTV EMA 2022”, fokusi te këngëtaret shqiptare
Sot do të mbahet ceremonia gala e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards 2022 në Dyseldorf të Gjermanisë, ndërsa janë shqiptarët ata që do të dominojnë në këtë eveniment.
Si fillim eventin do e drejtojë këngëtarja Rita Ora, me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi, duke vazhduar edhe me performanca e nominime, shkruan KlanKosova, përcjell Albinfo.ch.
Këngëtaret e njohura, Bebe Rexha dhe Ava Max po ashtu do të jenë pjesë e MTV EMA dhe, pos tjerash, do të interpretojnë hitet e tyre para publikut të pranishëm.
Madje, në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” janë nominuar të tri artistet me famë internacionale dhe origjinë shqiptare – Bebe Rexha dhe David Guetta me këngën “I’m good (Blue)”, Dua Lipa dhe Megan The Stallion me “Sweetest Pie” si dhe Ava Max dhe DJ Tiesto me këngën “The Motto”.
Pjesë e nominimeve është edhe rep artistja Loredana, e cila do të garojë në kategorinë “Performuesja më e mirë zvicerane”.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










