Kosova
Sonte mësohen çerekfinalistët e fundit
Ndeshjeve të fazës së 1/8-tës po iu vjen fundi, pasi mbrëmjen e sotme do të zhvillohen dy të fundit, për të pasur pastaj vetëm tetë ekipe në garë për trofeun e Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Përballja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Rumanisë dhe Holandës, e cila pritet të fillojë nga ora 18:00 dhe do të zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut. Takimi i dytë i ditës është ai në mes të Austrisë dhe Turqisë, i cili pritet të zhvillohet në “Red Bull Arena” të Lajpcigut me fillim nga ora 21:00.
Fituesit e këtyre dy takimeve do të ndeshen mes vete në fazën çerekfinale të “Euro 2024”.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














