Kultura
Sonte, hapja zyrtare e “Secondo Theaterfestival”
Festivali, i cili është themeluar dhe udhëhiqet nga menaxherja e arteve Gjyle-Julie Krasniqi, ka në fokus krijimet teatrore që lidhen me migracionin
Festivali i teatrove “Secondo Thetarefestival” ka nisur me shfaqjet dhe programet përcjellëse nga 20 nëntori, por, hapja zyrtare e programit garues fillon sonte, më 25 nëntor. Siç kemi shkruar më parë, në këtë program, me shanse të mira për të fituar, merr pjesë edhe shfaqja shqiptaroamerikane “Doruntina” e teatrit “Oda” dhe “Blessed Unrest”.
Trupa e përbërë nga këto dy teatro tashmë ka ardhur në Cyrih, ku do të japë shfaqjen e përmendur më 28 dhe 29 nëntor.
Festivali, i cili është themeluar dhe udhëhiqet nga menaxherja e arteve Gjyle-Julie Krasniqi, ka në fokus krijimet teatrore që lidhen me migracionin, bën të ditur albinfo.ch. Në këtë kuadër bën pjesë edhe shfaqja e përmendur.
Ndërkaq, në programin e sontëm të festivalit, që fillon nga ora 18 do të ketë fillimisht një prezantim dhe degustim të kuzhinave nga vende të ndryshme të botës. Një fjalë përshëndetjeje do ta mbajë udhëheqësi i zyrës për Integrim në qytetin e Cyrihut, Christoph Meier.
Ndërsa shfaqja që jepet sonte, e para në programin garues është një prodhim i teatrit nga Berlini “Maxim Theater” dhe mban titullin “Fuck-you Euro-Pa, fuck you Moldowa” .
Një mbështetje në organizimin e festivalit e ka dhënë edhe Qendra Kulturore e Kosovës, gjegjësisht drejtorja e saj, Shukrije Ramadani.
Albinfo.ch është partner medial i aktivitetit.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











