Lajme
Sllovenia voton pro njohjes së Palestinës
Sllovenia ka vendosur të njohë Palestinën si shtet të pavarur. Parlamenti i këtij shteti ka votuar të martën për të përkrahur këtë vendim me 52 vota pro dhe asnjë kundër.
Televizioni Publik i Sllovenisë bën të ditur se në seancën e 73-të të jashtëzakonshme, pas komplikimeve të shumta procedurale dhe akuzave të ndërsjella për shpërdorim të procesit, me 52 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët miratuan propozimin e qeverisë që Sllovenia të njohë Palestinën si shtet të pavarur dhe sovran.
Raportohet se partia opozitare NSi, në fillim të debatit tha se kjo ishte një lëvizje parazgjedhore e koalicionit, por bëri të ditur se nuk do të ishte kundër vendimit.
Sllovenia u bë kështu anëtari i 147-të i Kombeve të Bashkuara që njohu Palestinën.
Kryeministri Robert Golob në fjalën e tij hapëse heksoi se Sllovenia ka qenë e detyruar të njohë Palestinën për të paktën 32 vjet, pasi kanë kaluar 32 vjet që Palestina ka njohur të drejtën për vetëvendosje për sllovenët.
“E drejta që ëndërruam për një mijë vjet u arrit vetëm 33 vjet më parë. Fatkeqësisht, kombi palestinez nuk e ka arritur ende këtë të drejtë,” tha Golob, duke kujtuar se 146 vende në mbarë botën e njohën Palestinën dhe Sllovenia do t’i bashkohet si e 147-ta.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











