Jeta në Zvicër
Skulptori huton vozitësit me skulpturën e tij
"Në momentin që vozitësit frenojnë, shikojnë prapa apo duan të dinë nëse janë fotografuar nga radari, buza më shkon në gaz", shpjegon Santhori
Skulptori nga Zurzachu, Santhori, në kopshtin e ateliesë së tij në Rekingen ka vendosur një skulpturë në formë radari. Por, pa informuar autoritetet përkatëse.
Skulptura është vendosur që nga java e kaluar, ndërsa para saj, në drejtim të Bad Zurzachut qëndron i vendosur mbishkrimi “KUJDES, nuk është RADAR”, me ç’rast fjala “nuk është” është shënuar me shkronja të vogla.
Në këtë relacion janë të lejuara 60 kilometra në orë. Sipas Santhorit, veturat në këtë drejtim zakonisht vozitin shpejt, përcjell albinfo.ch.
“Në momentin që vozitësit frenojnë, shikojnë prapa apo duan të dinë nëse janë fotografuar nga radari, buza më shkon në gaz”, shpjegon Santhori. Kohën e lirë ai me gjithë dëshirë e kalon i ulur në një karrige e duke shijuar pauzën për kafe dhe duke vëzhguar gjestet e vozitësve. Porosia e Santhorit: “Ngadalë, por sigurt. Vozitësit duhet të kuptojnë qetë në të ardhmen se bëhet fjalë për një radar të vërtetë”.
Gjithë këtë veprim, Santhori e ka organizuar pa lejen e autoriteteve zyrtare, shkruan “Aargauer Zeitung”, njofton “Albinfo.ch”.
Ai nuk e ka ndërmend ta heqë nga vendi deri në fund të vitit. Nga ana tjetër, autoritetet e kanë paralajmëruar se edhe për këtë skulpturë duhet patjetër të miratohet leje përkatëse. Mirëpo, mbishkrimi duhet të hiqet sa më parë, pasi ai është i vendosur në truallin e Komunës.
Santhori është kundërshtar i fuqishëm i radarëve të vërtetë, pasi mendon se ata përdoren vetëm sa për të arkëtuar të holla. Shumë më tepër atij i pengojnë pllakatet e politikanëve se sa skulptura e tij.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










