Lajme
Situatë e rëndë me Covid në Malin e Zi
Shtohet numri i infektimeve me Covid-19
Mësohet se nga fillimi i pandemisë në Mal te Zi kanë humbur jetën 2059 qytetarë. Autoritet shëndetësore apelojnë tek popullata që të vaksinohet.
Situata epidemiologjike me virusin Corona në Mal të Zi, vendin me 621.718 banorë, vazhdon të jetë e rëndë. Me përhapjen e variantit Delta, është shënuar edhe rritja e numrit të të sëmurëve nga Corona, sidomos tek të rinjtë. Po ashtu është rritur ndjeshëm numri i personave që kanë humbur jetën. Autoritetet thonë se shumica e tyre nuk kanë qenë të vaksinuar, ose kanë pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Vaksinimi i popullatës, larg niveleve të dëshiruara
Në Mal të Zi vaksinimi masiv kundër COVID 19 ka filluar më 4 maj. Dozën e parë të vaksinës deri tani e kanë marrë 41,2 për qind, ndërsa tërësisht janë vaksinuar 38,4 për qind e popullates së përgjithshme. Sipas Institutit për Shëndetin Publik, numri më i vogël i të vaksinuarve shënohet në radhën e të rinjve. Ndërkohë që ka filluar edhe marrja e dozës së tretë, sidomos për personat mbi 60 vjeç.
Së fundmi janë shënuar edhe raste të të infektuarve në radhët e nxënësve, mësimdhënësve dhe në Universitete. Por Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit thotë se nuk ka të dhëna për numrin mësuesve të vaksinuar.
Edhe pse situata me virusin Corona vazhdon të jetë e rënduar, Instituti i Shëndetit Publik në masat e fundit të prezantuara nuk ka rekomanduar masa shtesë të kufizimeve. Mbajtja e maskave është pothuajse minimale, lokalet dhe qendrat tregëtare janë të hapura, e në restorante e bare nuk kërkohen teste.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













