Kosova

Situata me COVID-19 në Kosovë, drejt stabilizimit

Situata epidemilogjike në Kosovë ka hyrë në një fazë stabilizimi dhe këtë e dëshmojnë shifrat e bëra publike nga institucionet përgjegjëse.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një humbje jete dhe 14 raste pozitive me coronavirus, kurse 93 të tjerë janë shëruar.

Në dy ditët e fundit në Kosovë nuk është raportuar për asnjë humbje jete dhe numri i pacientëve, që kanë mposhtur virusin ka ardhur në rritje.

Nga fillimi i epidemisë Kosova ka raportuar në total 2240 të vdekur, ndërsa janë shëruar mbi 101 mijë pacientë.

Kosova vijon të mbetet pas në krahasim me vendet e tjera të rajonit sa i përket procesit të vaksinimit.