Lajme

Situata e fundit epidemiologjike në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar mbi situatēn epidemiologjike në Kosovë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1.586 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 253 raste pozitive”, thuhet në raporton e IKSHP-së.

Ndërsa brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa 646 persona janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 53.776, nga 197.061 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.377 raste të vdekjes.