Jeta në Zvicër
Sipas sondazhit të SSR, iniciativa e SVP-së për të drejtën ndërkombëtare do të refuzohej
Nga ana tjetër, ata do të pranonin vëzhgimin e të siguruarve. Iniciativa për lopët me brirë do të humbte
Sipas një sondazhi të SSR (Ndërmarrja radiodifuzive dhe televizive zvicerane), zviceranët do të refuzonin me 61 për qind iniciativën e SVP-së për të drejtën ndërkombëtare, po që se do të prononcoheshin sot.
Nga ana tjetër, ata do të pranonin vëzhgimin e të siguruarve. Iniciativa për lopët me brirë do të humbte, shkruan “RTS”, përcjell Albinfo.ch.
Në përgjithësi, krahasimi midis sondazhit të parë dhe të dytë të SSR-it tregon forcimin e qëllimeve të votimit, të favorshme për pozitën e Këshillit Federal dhe Parlamentit. Për të dyja iniciativat, ky miratim pranohet me një prirje tendence për `jo` (edhe pse synimet e votimit janë ende të dobëta për iniciativën e lopëve me brirë) dhe me një tendencë drejt po për projekt-rishqyrtimin e Ligjit për sigurimeve shoqërore.
Një muaj më parë, sondazhi i parë i Institutit gfs.bern për SSR, në pikëpamje të votës së 25 nëntorit tashmë dha një prirje mjaft të qartë ndaj një `jo` tek nisma e SVP-së e quajtur “Ligji zviceran në vend të së drejtës ndërkombëtare (iniciativë për vetëvendosje)”: 55 për qind e të anketuarve janë deklaruar për `jo`. Në fillim të nëntorit, ata ishin 61 për qind, ndërsa 37 për qind ishin për `po`.
Polarizimi sipas përkatësisë politike mbetet i rëndësishëm. Në rrethin e SVP-së, tendenca üër `po` është masive, ndërsa në partitë e tjera, saktësisht e kundërta, informon më tej Albinfo.ch. Prandaj SVP ka dështuar me bindje përtej rrethit të votuesve të vet.
Sa u përket rajoneve gjuhësore, `jo` më e qartë vazhdon të vërehet në Zvicrën frankofone (68 për qind), ndërsa në Zvicrën gjermane (58 për qind) dhe Tiçino (59 për qind), potenciali për `po` është më i lartë për rreth 10 për qind.
Sa iu përket argumenteve, `jo`-ja e iniciativës mund të spjegohet kryesisht nga rrezikimi i marrëdhënieve ndërkombëtare ose humbja e reputacionit si një partner tregtar i besueshëm. Një `po` do të justifikohej në veçanti nga dëshira për t’iu kundërvënë zgjerimeve aktuale kontraktuale.
Në fillim të nëntorit, 59 për qind e të anketuarve do të votonin ose preferonin “Ligjin federal për pjesën e përgjithshme të Ligjit të sigurimeve shoqërore”, ndërsa 38 për qind do ta kishin kundërshtuar atë. Shifrat janë pothuajse të ngjashme me ato të mbledhura në muajin tetor, me një rritje të lehtë në kampin për `po`.
Elektorati i së majtës në mënyrë të qartë e mban kundërshtimin e tij ndaj rishqyrtimit. Lansimi i referendumit në internet dhe polemika që pasoi, si dhe mbështetja e PS-së dhe Të Gjelbërve, përkeqësuan kritikat e projektit që nga fillimi, njofton Albinfo.ch.
Pala e djathtë, e mbron një qëndrim të kundërt: Pas një muaji të fushatës, elektorati i partive borgjeze është edhe më i favorshëm për detektivët që punojnë për sigurimet shoqërore.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











