Kosova
Sipas policisë, këto janë rrugët më të rrezikshme në Kosovë
Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët për rrugët që përbëjnë rrezik më të madh
Rritja e fluksit të veturave nëpër rrugët e Kosovës gjatë sezonit të verës ka ndikuar që Policia e Kosovës t’i shtojë masat e sigurisë dhe patrullimin, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.
Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi, ka theksuar se është një lajm të mirë, që në gjashtë mujorin e vitit 2019, në krahasim me një vit më parë, janë shënuar më pak aksidente.
Ai ka theksuar se ka një rënie të aksidenteve të të gjitha llojeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shtuar se ka rënie edhe të numrit të aksidenteve me fatalitet.
“Në gjashtëmujorin e vitit 2019, kemi 9 persona me pak të vdekur sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2018. Kemi 378 aksidente me lëndime më pak, 947 persona të lënduar më pak për të njëjtën periudhë të viti. Kemi rënie të aksidenteve me dëme, me 102 raste më pak”, ka shtuar Rexhepi për Telegrafin.
Ai ka thënë se në bazë të statistikave, rrugët më të rrezikuara për aksidente janë: magjistralja Prishtinë – Podujevë, Prishtinë – Gjilan, rruga e vjetër Prishtinë – Prizren, si dhe me ngarkesë më të madhe është rruga Prishtinë – Vërmicë.
“Rrugët me dy shirita, të cilat njëkohësisht janë edhe të ngarkuara me numër të madh të veturave, paraqiten me mundësi më të madhe për aksidente”, ka shtuar Rexhepi, përcjell albinfo.ch.
Ai ka porositur të gjithë vozitësit, njëkohësisht edhe bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje me vetura, të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe ta bëjnë atë që e bëjnë edhe në shtetet ku jetojnë, duke i respektuar kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e tjera të komunikacionit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Austri
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
A do të zhvendoset nga burgu austriaku Fritzl që u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e të bijës?
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik