E-Diaspora
Si t’i dërgoni mallrat e importuara si donacione në Kosovë
«Mallrat e importuara si donacione në Kosovë, për t’u liruar nga detyrimet e importit, duhet t’i kenë të bashkëngjitura disa dokumente», thuhet në njfotimin e Ministrisë së Diasporës.
Ministria kosovare e Diasporës në një njoftim ka bërë të ditur procedurat e dërgimit të donacioneve nga jashtë në Kosovë.
«Mallrat e importuara si donacione në Kosovë, për t’u liruar nga detyrimet e importit, duhet t’i kenë të bashkëngjitura disa dokumente», thuhet në njfotimin e Ministrisë së Diasporës.
«Deklarata e dhuruesit. Në këtë deklaratë duhet të precizohet/en artikulli/artikujt që dhurohen si donacion, me një vlerë të përafërt, duke e bashkëngjitur artikullin/listën e artikujve (packing list) me specifikat e mallit, si vijon;
Deklarata e donacionit ku thuhet se malli është dhënë si donacion, falas apo pa kompensim;
Vlera e mallit ose vlera më e përafërt e tij;
Lista e paketimit ose përshkrimi i mallit (lloji, pesha, sasia).
Pëlqimi i institucionit qendror.
Ky dokument lëshohet nga Ministria përkatëse, varësisht nga natyra e donacioneve. P.sh. për materialet e importit me qëllime edukative për shkolla, pëlqimi merret nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, si dhe Deklarata e pranimit të donacionit
Ky dokument lëshohet nga pranuesi i donacionit, përkatësisht nga institucioni, të cilit i destinohet donacioni. P.sh. në rastin e importit të materialeve për qëllime edukative për shkolla, mund të jetë Drejtoria e Arsimit e Komunës përkatëse ose shkolla përkatëse.
Për më shumë detaje shih “KODI nr. 03/L-109 DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË”
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2600
si dhe “LIGJI NR. 04/L-163 PËR MALLRAT E LIRUARA NGA TATIMI DOGANOR DHE MALLRAT ME TARIFË ZERO TË TATIMIT DOGANOR / ANEKS”
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8987
«Ky njoftim nuk e ka fuqinë e ligjit, por është vetëm udhëzues për donatorë dhe përfitues», thuhet në këtë njoftim te Ministrisë së Diasporës…
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








