Bota
Si do të ndikojë ngrohja globale në ekonomi
Studimi tregon se humbjet ekonomike do të prekin të gjitha zonat e globit
Ekonomia globale është e destinuar të tkurret me një mesatare prej 19% deri në vitin 2049 për shkak të krizës së vazhdueshme klimatike, por me dallime të qarta midis vendeve gjithnjë e më pak të pasura, sipas Institutit Gjerman për Kërkimin e Ndikimit Klimatik.
Sipas institutit, vendet me të ardhura të ulëta dhe me emetim të ulët historik të ndotësve, do të kenë humbje 61% më e mëdha se ato me të ardhura më të larta dhe 40% më e madhe se vendet me emetime më të larta.
Studiuesit përdorën të dhënat lokale të temperaturës dhe reshjeve nga më shumë se 1 600 rajone të botës, të kombinuara me të dhënat klimatike dhe të të ardhurave nga 40 vitet e fundit dhe parashikimet klimatike, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
“Evropa, megjithëse më pak e prekur se vendet më të varfra dhe që kanë kontribuar më pak në emetimet e gazeve serrë, është një zonë e karakterizuar nga diversiteti i fortë”, deklaroi Francesco Lamperti.
“Evropa Mesdhetare do të pësojë një ndikim më të madh se Evropa kontinentale, dhe kjo për shkak se zona e Mesdheut konsiderohet një pikë e nxehtë për ndryshimet klimatike, ku efektet e saj ndihen më të theksuara”, shtoi ai.
Rezultatet e marra nga studiues të koordinuar nga Leonie Wenz tregojnë se ekonomia botërore do të regjistrojë një reduktim të të ardhurave prej afërsisht 19% deri në vitin 2049 krahasuar me një skenar në të cilin ndryshimet klimatike mungojnë: një dëm që është tashmë gjashtë herë më i madh se kostot e lidhura me reduktimi dhe zbutja e ngrohjes globale siç përcaktohet në Marrëveshjen e Parisit për Klimën.
“Merita e këtij studimi është se ai tregon se pasojat e krizës klimatike do të vijnë që në vitin 2050, pra jo në një të ardhme të largët. Për më tepër vlerësimi është i pavarur nga politikat e reduktimit të emetimeve që mund të futen. rënia e të ardhurave do të ndodhë në çdo skenar dhe kjo nënvizon urgjencën e gjetjes së politikave të përshtatjes, shpesh të lëna mënjanë në debatin publik”, shton Lamperti.
Studimi tregon se humbjet ekonomike do të prekin të gjitha zonat e globit, me përjashtim të atyre në gjerësi të lartë, si Alaska, Groenlanda, Skandinavia dhe Rusia veriore, ku temperaturat më të larta do të kenë një efekt pozitiv në të ardhurat.
Dëmi u atribuohet kryesisht ndryshimeve të temperaturës dhe reshjeve, por autorët e studimit sugjerojnë që, duke marrë parasysh variabla të tjerë klimatikë, reduktimi ekonomik mund të jetë më i theksuar.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












