Lajme
Si do ta dëmtojë Rusinë largimi nga sistemit ‘SWIFT’?
Këto masa do të dëmtojnë ndjeshëm aftësinë e Putinit për të financuar luftën e tij
Gjermania dhe aleatët e saj perëndimorë kanë vendosur të përjashtojnë nga SWIFT, një sistem transferimi ndërkombëtar që përdoret për kryerjen e pagesave bankare, institucionet bankare ruse, thotë zëdhënësi qeverisë Steffen Hebestreit, përcjell Albinfo.ch.
“Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që një numër i caktuar bankash ruse të hiqen nga SWIFT”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Dpa.
“Kjo do të sigurojë që këto banka të shkëputen nga sistemi financiar ndërkombëtar, duke dëmtuar aftësinë e tyre për të operuar globalisht”, shtoi ajo.
“Të gjitha këto masa do të dëmtojnë ndjeshëm aftësinë e Putinit për të financuar luftën e tij dhe ato do të kenë një ndikim të rëndë gërryes në ekonominë e tij. Putini është futur në një rrugë që synon të shkatërrojë Ukrainën, por ai gjithashtu është duke shkatërruar të ardhmen e vendit të tij”, tha ajo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane Kosova dhe Gjermania bashkëpunojnë për dy ekstradime ndërkombëtare... -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












