Lajme
Shumica e zviceranëve duan që testi për certifikatën Covid të bëhet me pagesë
63 përqind e të anketuarve, pyetjes nëse njerëzit e pavaksinuar duhet të paguajnë për test ose jo, i janë përgjigjur me "po" ose "pak a shumë po"
Shumica e njerëzve në Zvicër janë në favor të faktit se testet për marrjen e një certifikate Covid nuk duhet të jenë më falas. Këtë e tregon një sondazh i realizuar nga gazetat të shtëpisë mediale, Tamedia.
63 përqind e të anketuarve, pyetjes nëse njerëzit e pavaksinuar duhet të paguajnë për test ose jo, i janë përgjigjur me “po” ose “pak a shumë po”.
Përjashtim në këtë drejtim bëjnë mbështetësit e SVP, të cilët në pjesën më të madhe vazhdojnë të kërkojnë teste falas për certifikata, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, të paktën 45 për qind e elektoratit SVP, pjesëmarrës në këtë anketë, kanë miratuar bërjen e testit me pagesë.
Këshilli Federal planifikon të vendosë të premten nëse dhe kur në të ardhmen, testet për certifikatën duhet të paguhen.
Sipas sondazhit, mbështetet gjithashtu fakti që të kërkohet certifikata për qasje në restorante, objekte kulturore dhe argëtuese. 67 për qind e pjesëmarrësve miratojnë këtë rregullore, e cila ka qenë në fuqi që nga 13 shtatori.
Por, duhet theksuar se shkalla e miratimit është dukshëm më e ulët në mesin e brezit të ri.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











